Aktualitet Politikë

Basha mbledh kolegjin e kryetarëve, pranon që përgjegjësia fillon me të por flet për beteja të ardhshme.

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, dy ditë pas zgjedhjeve të pjesshme ku Partia Demokratike nuk fitoi asnjë bashki është shoqëruar me debate të forta.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pranoi se përgjegjësitë në lidhje me rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e 6 marsit nisin nga ai.

Basha tha se duhet të tejkalohet kulti i individit për një parti të fortë.

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti me te forte”, tha ai.

Mbrëmë Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti duke ngelur deputet i thjeshtë i PD.

Të njëtin vendim mori sot edhe Flutura Açka e cila vendosi të dorëhiqet si anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit.

Po ditën e sotme deputeti Ervin Salianji është vendosur në radhën e demokratëve që janë pro largimit të Lulzim Bashës nga karrigia e kreut të PD-së.