Aktualitet Politikë

Basha: Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës!

Është zbardhur pjesë nga rezoluta që po prezanton kryetari i Partisë Demokratike para anëtarëve të këshillit Kombëtar të PD-së, mbledhje e cila ka vetëm pak minuta që ka nisur. Kryetari i PD-së, ka thënë se dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës.

‘Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës. Rezoluta dënon lëvizjen e djeshme; afirmon 18 dhjetorin; mbështet kryetarin; kryesinë; Grupin Parlamentar.’- tha Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar si të paligjshëm, përçarës dhe anti-statutor, lëvizjen e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ai i ka shprehur mirënjohjen e tij anëtarëve dhe ka thënë se mosprevalimi i retorikave përçarëse është rruga e vetme për të shkuar përpara.

Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, që të mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme që të shkojmë përpara.

Ndërsa Jemin Gjana, ka shprehur hapur qëndrimin e tij pro rezolutës të kërkuar nga Lulzim Basha.

Jam sot se jam votuar për të vënë një institucion legal në PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu nga disa që ishin dje aty. Jam këtu sepse i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj dhe kam marrë pjesë në Kuvendin e parë të PD-së, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks, do ta quaja. Në kryesi u kam thënë kolegëve që nga dita e parë e deri më sot se nuk jam as me Berishën, as me Selamin, as me Shehun e as me Bashën. Jam me PD-në. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD-së. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD-së. Nuk do të përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium, se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup, 29 anëtarët e komisionit të Rithemelimit,  siç kemi bërë në ’97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit.  Por njerzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet t’i lëshojmë njerëzit. Trupa e PD-së, duhet të shtrihet në terren, Atje duhet ta bëjmë debatin.