Politikë

Basha bisedë online me Hahn, në fokus rindërtimi e punësimi!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me komisionerin europian Johaness Hahn lidhur me rindërtimin, punësimin apo planin e opozitës. Basha tha se duhet patjetër të rikuperohet me dëmet nga tërmeti në Shqipëri, teksa shpreh mirënjohjen për mobilizimin e vendeve të BE-së.

Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim.

Lideri demokrat ka kërkuar ndihmë nga BE-ja për fondet, lidhur me krizën aktuale që ka kapluar Europën.

Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional i dyfishtë, si dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e Qeverisë Shqiptare për të bërë të mundur që ne të kemi një hov cilësor.

Komisioneri Hahn mbështeti plotësisht PD-në  për trajnimin e dyfishtë profesional të të rinjve, pasi rrëfeu eksperiencat nga Gjermania, Zvicra apo Austria.

Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austria ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe gjatë arsimimit të tyre.