Politikë

Basha: Berisha në kulmin e dëshpërimit, nuk ia fal kurrë!

Ne nje konferencë të fundit për mediat, nga Selia Blu, kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi shfaqje të shëmtuar ardhjen në PD të Sali Berishës. “është vetëm interesi i tij dhe i familjes së tij, në betejën tonë të madhe për demokraci” u shpreh Basha. Sipas tij demokratët kanë një aleat të madh siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Berisha në kulmin e dëshpërimit, sot ndërmorri një akt që sfidoi çdo shqiptar, skena të harruara, që për fat të keq na tronditën edhe ne” tha ndër të tjera Basha.

Sipas kryedemokratit, Berisha është bërë një pengesë serioze në luftën tonë opozitare.

“Në vend të merremi me hallet e shqiptarëve, përmbytjet, mungesën e energjisë, largimet e shqiptarëve nga varfëria, sot duhet të merremi me tollovitë e Sali Berishës. Nuk ia fal kurrë, as si qytetar, as si kryetar i Partisë Demokratike”. Berisha është kthyer në një person antiamerikan”.

Lulzim Basha theksoi se sot demokratët duhet të bashkohen kundër qeverisjes së Edi Ramës, kundër keqqeverisjes.

“Ne duhet të bashkohemi kundër qeverisjes së Edi Ramës, kundër keqqeverisjes. Por sot, Berisha po shërben si një tub oksigjeni për Edi Ramën. Këto janë ditët e përçarjes nga Sali Berisha. Plot gënjeshtra servir një realitet të tijin që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. E pra sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Gjithë demokratët po presin që bashkimi i 18 dhjetorit të sjellë demokracinë në PD”