Baristi i njohur tregon se për çfarë i merrte më shumë malli shqiptarët në karantinë!
Live From Tirana • 21:44 01/03/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar Mario Buci, baristi i cili bën art me kafen dhe ka një shkollë ku mëson baristët e rinj. Por se si nisi kjo dashuri për kafen për Marion, ai na tregon: Dashuri është kur nis punën, dhe te puna nis dashuria dhe pasioni. Kur futesh në botën e kafes ka gjëra pafund, eksplorim të paimagjinueshëm, gjëra që të japin ndjesi interesante. Marrëdhënia e shqiptarëve dhe e grekëve me kafen është e njëjtë. Kjo është 100% ballkanike. Shqiptarët i shtynë të rrinë gjatë në lokal papunësia, dembelizmi dhe koha e mirë me diell. Në karantinë na merrte malli për të dalë për kafe jo për kafen në veçanti. Bëra një status në Instagram se kush është ves, të dalësh për kafe apo të pish kafe dhe konkluzioni ishte të dalësh për kafe. A bëhemi të varur nga kafja? Ja çfarë mendimi jep Mario: Është varësi sepse substanca që konsumojmë pas kafes është kafeina dhe prandaj kthehet në varësi por gjithmonë vetëm për ata që konsumojnë kafe të forta dhe kafe shumë gjatë ditës. 3 kafe në ditë konsumohen zakonisht në Shqipëri dhe kaq janë të rekomandueshme. Në Itali konsumojnë kafe të shkurtra, jo kafe të gjata. Kafja e shkurtër ka më pak kafeinë brenda dhe nuk krijon varësi. Mua personalisht më pëlqen kafeja si shije, aroma dhe kjo është varësi shijimi dhe jo mbrapa asaj që është kafeina. Cila kafe është e preferuar në Shqipëri? Mario na thotë ndër të tjera: Kafja Espresso. Në Shqipëri është mënyra më e gabuar për të konsumuar një kafe ekspres kur ajo në thelb e ka emrin të shpejtë, pra ti pse qëndron duke e konsumuar për orë të tëra.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024