Bardhi, një nga emrat më të njohur të muzikës, disa minuta më parë ka publikuar këngën “Qikes tem,” e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut përmes tekstit të saj emocionues dhe mesazhit të thellë, gjë që i ka shokuar të gjithë. Kjo këngë duket se pasqyron lidhjen e tij me partneren e tij dhe shtatzaninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që kanë kaluar së bashku.
Ju thash vllazni, e bash qata m’vran
E kohve t fundit kom marr borxhe
Me pagu qiranë
Me një tekst tejet prekës dhe të përzemërt, Bardhi shpreh ndjenjat e tij si prind, duke i dhënë mesazhe pozitive për të ardhmen e saj. Kënga përmban refleksione të thella për dashurinë dhe mbështetje që ai do t’i ofrojë vajzës së tij, duke e bërë atë një himn për marrëdhënien prind-fëmijë.
Po mamit ton me kto probleme t’mia
Besom ja kam nxi shtatzanin
Një detaj i veçantë është se në këtë këngë, Bardhi zbulon edhe emrin e së bijës, duke shtuar një dimension personal dhe intim në këtë krijim. “Qikes tem” pritet të bëhet një hit, duke prekur zemrat e adhuruesve të tij dhe të gjithë atyre që e ndjekin këtë histori të bukur dashurie dhe pritjeje.