Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet. I tillë ka qenë ai mes Sarës dhe Ilnisës ku gjatë ‘Prime’ janë përballur sërish me njëra-tjetrën.
Ndërkohë Bardhi ka reaguar në lidhje me konfliktet mes partneres së tij në Big Brother VIP, Sarës, dhe Ilnisës. Ai u shpreh se Ilnisa po luan lojë të pisët, një mendim që nuk e kishte më parë për të.
Më pengoi shumë fjala, por si shoku i shokut tim nuk fola. Ilnisa ka bërë lojë të pistë. E mendoj këtë tani, uroj mos ta kem. Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. I kam thënë që ka pasur votat e nënës time.
Por momentalisht mendoj që ka bërë lojë të pistë. Edhe po të mos ishte Sara, unë do kisha reaguar. Të dyja i kam kritikuar. Nëse vazhdoj të përmendem bashkë me Meritonin, do reagojmë, do luajmë pisët.