Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat nga selia e PD, ka deklaruar se, vendimi ndaj deputetit Ervin Salianji, është një shpallje lufte ndaj grupit parlamentar dhe opozitës.
‘Këta gjyqtarë për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do ti mbyllin gojën opozitës. Kush janë këta që i mbyllkan gojën deputetëve të opozitës për tu përballur me trafikantët e drogës që Rama i ka ngritur deri në ministrinë e Brendshme.
Pse nuk i bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt, siç urdhëron ligji antimafia.
Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot përmes këtij vendimi politik gjykate, ti japë grupit parlamentar të PD, duke dënuar dhe dërguar në burg nënkryetarin e grupit të PD, është një shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar dhe opozitës në tërësi.
Kolegët kanë bërë propozime në mbledhje që shkojnë për miratim në kryesinë e sotme të partisë, që mblidhet sot në mënyrë urgjente.
Ervin Salianji është një deputet, përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Beteja nuk bëhet kundër Salianjit, por kundër mandatit të Salianjit.
Prandaj është një vendim politik.
Nuk ka bërë betejë personale Ervin Salianji, nuk ka bërë as korrupsion dhe as vrasje.
Të dalë nga burgu Saimir Tahiri dhe të shkojë në burg një deputet që ka bërë denoncime.
Të dalë jashtë burgut Vangjush Dako dhe të shkojë në burg një deputet i opozitës që ka guximin të bëjë denoncime’, tha ndër të tjera për gazetarët, Gazment Bardhi.