Aktualitet Sport

Barcelona kërkon pasardhësin e Lewa-s, në listë edhe 100 milionëshi!

Sulmuesi polak është në fazën e fundit të karrierës së tij dhe tani katalanasit janë në kërkim të pasardhësit të tij.

Lewandowski nuk ka treguar shenja ngadalësimi nën drejtimin e Hansi Flick.

Kontrata e tij skadon në vitin 2026, por ai thuhet se duhet të paraqitet në të paktën 55% të ndeshjeve të Barcelona-s këtë sezon për të aktivizuar klauzolën e një rinovim automatik njëvjeçar.
Situata i ka shtyrë gjigantët e La Liga-s të shqyrtojnë opsionet e tyre dhe ata kanë identifikuar tre kandidatë që mund të marrin vendin e Lewandowski-t në Camp Nou.

24-vjeçari është padyshim golashënuesi më i mirë në botë për momentin dhe ka shënuar 99 herë në 104 ndeshje për Citizens. Megjithatë, ai kërkohet edhe nga Real Madrid dhe mund të kushtojë rreth 175 milionë euro.

Katalanasit i kanë sytë edhe te sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres. Sezonin e kaluar, suedezi shënoi 43 herë dhe regjistroi 15 asiste nga 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

26-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon dhe mund të jetë një zëvendësues i mirë për Robert Lewandowski.

Megjithatë, Gyokeres është nën kontratë me Sportingun deri në vitin 2028 dhe thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Emri i fundit në listë është sulmuesi i Leipzig, Benjamin Sesko. 21-vjeçari vendosi të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin e Bundesliga-s këtë verë, por mund të largohet në vitin 2025.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste në pesë ndeshje e luajtura në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Arsenali u interesua për sllovenin këtë vit dhe mund të rikthehet në sulm për të verën e ardhshme. Sesko gjithashtu mund të jetë një opsion i mirë për Barcelona-n, por klauzola e tij e lirimit prej 65 milionë euro mund të përbëjë problem.