Sport

Barcelona-Bayern, konkurrencë për “yllin” e Manchester United!

Bayerni i Mynhut dhe Barcelona janë të interesuar për shërbimet e portugezit Bruno Fernandes, i cili mund të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës.

Sipas medias luzitane “A BOLA”, një burim i afërt me lojtarin ka zbuluar se të dy klubet tashmë kanë zhvilluar kontakte për të zbuluar kushtet për një transferim dhe së shpejti mund të avancojnë me bisedime konkrete.

Bruno Fernandes, i cili tani do të garojë në Euro 2024 me kombëtaren e Portugalisë, është pjesë e Manchester United që nga janari i vitit 2020, klub në të cilin ka statusin e kapitenit.

Mesfushori u shit nga Sportingu për 55 milionë euro, plus 25 milionë në varësi të golave.

Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, aktualisht kartoni i tij vlerësohet 70 milionë euro.