Celebrities Showbiz

Barbara Palvin shkëlqeu në sfilatën e Victoria’s Secret, por vëmendjen e mori Dylan Sprouse me mbështetjen e tij…

Aktori Dylan Sprouse vendosi të mbështesë gruan e tij, modelen Barbara Palvin në sfilatën e Victoria’s Secret në një mënyrë të pazakontë. Ai u shfaq në tapetin e kuq me dy figura të prera të kafshëve të tyre shtëpiake, një bulldog francez dhe një mace gri. Kur gruaja e tij Barbara Palvin doli në skenë, ai u ngrit dhe thirri: “Të dua, dashuria ime”. Dylan kishte prerë fotografitë e maces dhe qenit të tyre duke i shndërruar në postera të mëdhenj, dhe kur u pyet se përse kjo zgjedhje, ai u shpreh:

Janë foto të qenit dhe maces sonë. Kështu që kur ajo të jetë në pasarelë dhe të ndihet nervoze, të shikojë se ka gjithë familjen pranë.

https://www.tiktok.com/@entertainmenttonight/video/7426150887598443807

Barbara kishte veshur një fustan elegant ngjyrë argjendi me krahë engjëlli dhe kjo është paraqitja e saj e tretë radhazi në sfilatën e modës Victoria’s Secret. Përveç Barbara-s, në sfilatën e fundit u shfaqën edhe Irina Shayk, Bella Hadid, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Carla Bruni dhe Tyra Banks.

@thecut

The way he screams “love you baby!” Okay so maybe love is real!!! #vsfashionshow #victoriasecret #love

♬ original sound – the cut

Dylan dhe Barbara u martuan vitin e kaluar në Hungari pas gjashtë vitesh lidhje. Ata e zyrtarizuan fejesën e tyre në shtator 2022. Dylan e filloi karrierën e tij televizive me vëllain e tij Cole kur ishin fëmijë. Ata u bënë të famshëm për rolet e tyre si djemtë e prapë Zack dhe Cody në serialin “The Suite Life of Zack&Cody”, i cili u transmetua nga 2005 deri në 2008.