Barazim 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë, në përballjen e javës së 13-të të elitës. Ndeshja në Rrogozhinë nisi me ritëm të lartë dhe me intensitet. Vendasit festuan pas vetëm një minute lojë.
Regi Lushkja ndëshkoi shkodranët, me një gol fantastik. Me kalimin e minutave, mysafirët tentuan të futeshin në lojë me anë të Balaj, por pa rezultat. Të besuarit e Tetovës iu afruan golit të dytë, por portieri Qarri tha “jo” në të 26-tën.
Në minutën e 56-të, Vllaznia barazoi shifrat me Dodaj, i cili ia doli që të dërgojë topin në rrjetë, duke shfrytëzuar në maksimum një rast të një topi të mbetur në zonë.
Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 22 pikëve, përkohësisht në krye të klasifikim. Kampionët në fuqi e shohin veten në vendin e 3-të me 20 pikë.
Dy ndeshjet e tjera janë Dinamo City – Partizani dhe Teuta-Skënderbeu, të dyja luhen sot në orën 17:00.
Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të. Në ora 14:00, Laçi pret Elbasanin në shtëpi në një duel mjaft interesant ndërsa takimi mbyllës i javës pritet të jetë mes Tiranës dhe Bylisit në ora 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.