Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, tërhoqi vëmendjen gjatë një tubimi për Kamala Harris në Detroit, ku këndoi një nga këngët më të njohura të Eminem, “Lose Yourself.”
Eminem, reperi që është rritur në Detroit, mbështet hapur kandidaturën e Harris dhe dje e ftoi Obamën në skenë. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se Harris përfaqëson një Amerikë ku liritë individuale janë të garantuara dhe të gjitha zërat mund të dëgjohen.
Obama u shfaq me entuziazëm, por shprehu nervozizëm për të qenë pas një artisti kaq të njohur. Papritur, për habinë e të pranishmëve, ai filloi të recitonte rreshtat e hapjes së këngës ikonike të Eminem.
Obama raps Eminem’s “Lose Yourself,” after being introduced by the rapper at a rally for Harris in Detroit, MI. pic.twitter.com/MqXJzplZPY
— MSNBC (@MSNBC) October 23, 2024