E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktorja e njohur Arjola Demiri. Ajo ka hedhur një vështrim pas në kohë mbi eksperiencën e saj si banore në “Big Brother VIP 1”, miqësitë që krijoi brenda shtëpisë, ata që e zhgënjyen, por dhe shumë më tepër…
Ka patur një personazh që të ka pëlqyer nga edicioni i kaluar i “Big Brother VIP”?
Ka pasur momente që më ka pëlqyer Efi, ka pasur momente që më ka pëlqyer Dea.
Po dikush që nuk të ka pëlqyer?
Dihet publikisht, nuk kam nevojë ta përmend. Nuk më ka pëlqyer (Luizi) në momentin që ka përmendur emrin tim. Ka pasur një mbështetje nga ana ime në fillim, deri në momentin që më ka përmendur emrin 5-6 herë aty brenda. Në momentin që ti flet me siguri për një person që nuk e njeh, për një vajzë që mashtroi në “BB”… pse mashtrova unë? Kur tregohesh aq maskilist sa të ulesh një femër…
A krijohen miqësi të vërteta në “Big Brother”?
Unë kam pasur më shumë miqësi që i kam pasur që nga jashtë. Çuditërisht aty krijova miqësi me njerëz që nuk njihja nga jashtë dhe e përforcova aty. Mes atyre që njihja jashtë dhe atyre që njihja brenda, zgjodha të rrija ata që nuk njihja. Unë bëra të kundërtën, nuk kam ndenjur shumë me ata që njihja nga jashtë. Miqësia ime me Ilirin vazhdon të jetë e njëjtë, me Palomën është më e mirë dhe më e përforcuar. Me Monikën ka pasur disa hatërmbetje nga ana ime, por i kemi sqaruar. E kam shumë xhan. Edhe Sheilën gjithashtu që kam një afeksion të madh, pastaj dhe Arditin, Arbrin, por dhe me Dagzin dhe PM, me Kledin, por që nuk takohemi tani aq shpesh për shkak të rutinës së jetës. Kam një konsideratë të madhe për ata që nuk i njihja më parë.