Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Në ‘Prime-in’ e kaluar Vëllai i Madh i pati lajmëruar se nëse në vazhdim do të kishte ofendime, sharje, dhunë fizike ose psikologjike do të uleshin nga 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo herë. Mesa duket këtë javë banorët nuk kanë qenë kaq të kujdesshëm dhe deri më tani shifra e cmimit të madh ka kaluar në 94 mijë euro, pasi kanë arritur të shkelin rregullin.
Pak orë më parë në dhomën e gjumit, Olta ka paralajmëruar banorët e tjerë se diçka do të ndodhë në ‘Prime-in’ e sotëm. Kjo pasi sipas bestytnisë që ka shpjeguar, kur të mpihen dhëmbët diçka do të ndodhë dhe sipas intuitës së Oltës, nuk ka të bëjë me asnjë nominim, por me diçka që do të shkaktojë emocione shumë të forta.