Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ish-banorja e këtij sezoni Rike Roçi është imazhi i ri i pijes së re Lori Caffe, një promo e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Vetëm pak më parë banorët e shtëpisë kanë mundur të shikojnë promon dhe në momentin që panë se Rikja ishte pjesë e saj nga reagimet e tyre u kuptua se u gëzuan dhe u pëlqeu shumë madje edhe duartrotikën.
View this post on Instagram