Celebrities Gossip Showbiz

Banorët pranë Eglës, por a kanë shkuar ta shohin Romeo dhe Heidi?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Mbasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum. Disa orë më vonë shëndeti i Eglës u përmirësua dhe disa nga banorët shkuan për ta parë tek dhoma e gjumit. Një ndër ta ka qenë edhe Romeo, e më vonë teksa Egla bisedonte me Julin iu shpreh se iu bë shumë qejfi që Romeo tregoi se ka një zemër të madhe, por e mërzitur se Heidi ende nuk kishte shkuar ta shikonte.

Egla: E pe që erdhi Romeo

Juli: E pash

Egla: E shikon që ka zemër të madhe ashtu si kam thënë

Juli: E ka

Heidi: E pe që Baçi nuk erdhi

Juli: Baçi është akull… do vij dhe ajo

Egla: se besoj

Juli: Ndoshta nuk e di që je këtu

Deri në një moment banorët nuk e dinin se ku ndodhej Egla dhe mendonin se ishte nën kujdsin e mjekëve në spital. Teksa kanë komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej.