Klevis Vaqari, psikologe, menaxhere dhe drejtuese projektesh në organizata të ndryshme, ishte sot e ftuar në “S’e Kam me Ty”. Arsyet më të shpeshta të divorceve, siç ajo u shpreh, janë niveli ekonomik e shumë të tjera.
Familje që kanë lidhur martesë para viteve ’90. Ndoshta nuk ka qenë zgjedhja e duhur, familja ndoshta të përcaktonte edhe njeriun me të cilin do kalosh jetën.
Përmendja e fëmijëve në “BBV3”, si komentohet kjo nga psikologia Vaqari?
Është një format që luhet me limitet. Unë flas në kushtet komode, si shikuese që kam një mendim. Do të kisha tentuar t’i lija jashtë fëmijët. Nuk ka pse t’i përmendësh emrin, sepse është i mitur. Në thelb do kisha tentuar t’i lija jashtë. Luhet me limitet… Individi kalon në një shpërthim, e kuptoj formatin sa i tendosur është, sa banorë ka, nga sa drejtime të vijnë breshëritë. Synimi është të godasësh. Unë personalisht mendoj që me fëmijët të mos prekim. Je i rritur, e ke marrë parasysh që do luhet me nervat e tua, por mos të preket fëmija.
Por a ka dallime në lojën e banorëve në raport me jetën personale jashtë Big Brother? Ja si shprehet Klevis Vaqari.
Unë mesa kam parë, nuk kam ndjerë ndonjë dallim te një banore e martuar apo e divorcuar. Nuk kam ndjerë dallim në mënyrën si ka luajtur. Nëse je e martuar nuk do të thotë që je më e sigurt sepse ndoshta ajo që ka një familje mund të ketë më shumë për të humbur sesa një vajzë që e ka kaluar një sfidë në jetën e saj dhe i ka synimet më të qarta… Kam ndjerë diskriminimin me baza gjinore, që tentojmë gjininë mashkullore ta normalizojmë secilën sjellje, mesa kam parë në komente. Ndërkohë, që kemi një lupë që shikojmë sjelljet që bëjnë vajzat…