Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Që prej ‘Prime-it’ të kaluar Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo janë të dënuar nga Vëllai i Madh me ‘Burg Brother Vip’, për shkak se kanë thyer rregullin duke biseduar për nominimet. Ditën e sotme të katërt banorët kanë dhënë një mesazh përpara një prej kamerave, për të gjithë shikuesit në lidhje me tërmetin që ndodhi në Turqi dhe Siri. Banorët janë shprehur se u vjen shumë keq dhe se do të mundohen që me anë lojrave të tyre dhe dinamikave të shumta që do krijojnë brenda në shtëpi të mund tu rikthejnë pak buzëqeshjen.
View this post on Instagram
Të gjithë banorët e shtëpisë edhe ata në dhomën e dënimit kanë luajtur një lojë që Vëllai i Madh ka dhënë si detyrë. Gjatë kësaj loje, ku banorët duhet të tregonin nëse e kishin bërë ose jo një veprim të caktuar, Olta dhe Kristi pranuan se kanë konsumuar në jetën e tyre marijuanë ndërsa Armaldo dhe Luizi thanë se kurrë nuk e kishin bërë.