“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…
Sigurisht që në qendër të vëmendjes tashmë janë yjet e “Big Brother VIP 3”. Egla Ceno ka shtuar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën e duket se ende nuk janë ulur gjakrat. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar 1K ndjekës që nga java e kaluar. Nga 438K, tani numëron 439K.
Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 3.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 2 mijë ndjekës. Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, javën e kaluar me Ledjonën. Roza nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve, dike numëruar sërish 823K. Astrologia Meri Shehu ka shtuar 500 ndjekës dhe tani numëron 13.9K.
Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar vetëm 100 ndjekës, këtë javë Vesa Smolica ka fituar plot 4.1K ndjekës. Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 126K. Po ashtu Heidi Baci rezulton me një numër të madh rritje, prej plot 6.1K. Kujtojmë se Heidi po komentohet shumë për një romancë të mundshme me Romeo Veshaj. Ky i fundit nga ana tjetër duket se mban vendin e parë këtë javë me plot 10 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 305K.