Celebrities Showbiz

Banor i “Big Brother VIP 4”?! Big Basta: “Mund ta konsideroj…”

Reperi i dashur për publikun shqiptar, Big Basta, ka qenë mbrëmjen e së premtes i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. I pyetur nga Alesia Bami nëse do të jetë banor i “Big Brother VIP 4”, ai tha që nuk është e konfirmuar, por edhe mund ta konsiderojë.

Alesia: A është e vërtetë që je banori i dytë i konfirmuar banor i “Big Brother VIP 4”?

Big Basta: Nuk është e vërtetë, nuk jam banor i dytë i konfirmuar, por edhe mund ta konsideroj.

Gjatë intervistës, Big Basta zbuloi pasionin e madh të djalit të tij për futbollin. Reperi i njohur u shpreh se e ka të sigurt se djali i tij do të jetë në të ardhmen futbollist i Kombëtares.

Alesia Bami: A është e vërtetë që djali i Big Bastës në të ardhmen do të jetë futbollist i Kombëtares shqiptare?

Big Basta: Po 100%

Alesia Bami: Luan futboll?

Big Basa: Domethënë ai i ka të treja mundësitë, ose të bëhet i Shqipërisë, ose të bëhet i Kosovës ose i Zelandës së Re. Ai do të jetë i Shqipërisë.

Alesia Bami: Do donim shumë ta kishim te Kombëtarja e Shqipërisë. Në çfarë pozicioni ka qejf të luajë?

Big Basta: Ai ka qejf në sulm, por edhe mesfusha i pëlqen shumë.