Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët, një grua bie nga kati i katërt/ Zjarr dhe në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ku një grua ra nga kati i katërt i pallatit.

Kur ballkoni i një apartamentit të saj është përfshirë nga flakët, e zonja e shtëpisë është rrëzuar në përpjekje për të shpëtuar. Më pas, sikurse burimet tregojnë për Top Channel, gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është përpjekur të mbahet tek kondicioneri i katit të tretë por ka rrëshkitur dhe është rrëzuar.

Aktualisht, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u transportua për në spital.

Ndërkohë në mesditë, stadiumi “Skënderbeu” në Korçë u përfshi nga flakët. Zjarri nisi në pjesën e tribunës qendrore e përfshiu lokalin e stadiumit, si dhe një pjesë të zonës kryesore. Nuk përjashtohet që shkak të ketë qenë një shkëndijë elektrike te frigoriferët. Punonjësit lajmëruan zjarrfikësit e policinë. Nga flakët pati vetëm dëme materiale, në një pjesë e lokalit dhe disa prej stolave. Pas shuarjes së tyre, grupi i ekspertëve po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.