Travel

Balonat me ajër të nxehtë në Kapadokya thyejnë rekord për numrin e turistëve!

Numri i turistëve që morën pjesë në turet e balonave me ajër të nxehtë, që mundëson të shihen bukuritë e rralla të Kapadokya-s nga qielli, në periudhën janar-tetor ka arritur në nivel rekord prej 586.063 personash. Në Kapadokya, e cila është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe e stolisur me pasuri historike, kulturore dhe natyrore, turet me balona me ajër të nxehtë janë ndër aktivitetet më të preferuara nga turistët.

Në periudhën janar-tetor në Kapadokya gjatë 182 ditëve kur kushtet e motit janë të përshtatshme, 586.063 turistë morën pjesë në turet e balonave me ajër të nxehtë. Në krahasim me vitin 2022, kur ishte thyer rekord me 508.181 persona, këtë vit ky rekord është thyer me një rritje prej 74.882 personash. Këtë vit, në janar në turet në fjalë morën pjesë 17.963 turistë vendas dhe të huaj, në shkurt 34.663, në mars 42.612, në prill 59.915, në maj 73.504, në qershor 87.924, në korrik 69.852, në gusht 98.762, në shtator 97.868.

Kryetari i bordit të drejtorëve të një kompanie që ofron shërbime turistike me balona në rajon, Mehmet Dinler në deklaratën për Anadolu tha se elementet historike në rajon janë në një zonë të gjerë dhe ofrojnë pamje unike për ata që marrin pjesë në turet me balona. Sipas tij, balonat me ajër të nxehtë, luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e Kapadokya-s.

“Besoj se pragu vjetor prej 700 mijë pasagjerësh, që synojmë prej vitesh në Kapadokya, do të kalohet. Do të thyejmë rekorde të reja. Kapadokya është një vend unik turistik në botë dhe në Turqi”-tha Dinler duke treguar se në rajon vijnë turistë nga e gjithë bota, krahas turistëve vendase.