Gazetari i Top Channel, Endi Tufa në një lidhje live për Top Arena në Top Channel dha detaje në lidhje me formacionin e mundshëm të Shqipërisë përballë Spanjës.
Ed Manushi: Mund të ketë ndonjë rrokadë Hysaj Balliu, duke pasur parasysh që luajmë kundër Spanjës me idenë që Balliu e njeh më mirë si rival?
Endi Tufa: Në seancën e fundit stërvitore ka pasur një lloj prove të tillë, në momentin që trajneri bën provën e skuadrës së parë me të dytën që bën skemat e tij, ka pasur një lloj kalimi të Balliut tek lojtarët që të paktën kanë qenë deri në këto momente në formacion, ashtu siç ishte Ismajli përpara Ajetit, me gjasë ka një lloj tentative për ta provuar.
Nga ana tjetër në bisedat që kemi pasur me trajnerin është ajo frika që Balliu është lojtar me më shumë karakteristika ofensive dhe mund të ketë një lloj deficence. Janë gjithmonë dilema të trajnerit, edhe ai vetë ka thënë që do ta vendosë në momentin e fundit, sepse dhe ai vetë nuk është i sigurt me këto zgjedhje.
Ju rikujtojmë se, i ftuar në pjesën e dytë të emisionit ka qenë gazetari i mirënjohur i sportit në Top Channel, Endi Tufa. Pak pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Kroaci, ai dha një koment të përgjithshëm rreth rezultatit të barazimit dhe gjendjes së kombëtares shqiptare të futbollit. Një ndër temat që u diskutua më së shumti ishte fakti se disa futbollistë shqiptarë kanë marrë disa gjykime në rrjet rreth paraqitjes së tyre në Euro 2o24. Mbrojtësi i kuqezinjve që luan në Seria A, Elseid Hysaj ishte një prej lojtarëve më të kritikuar në përfundim të ndeshjes me Italinë për shkak të atij veprimi teksa uli kokën te gjuajtja e Barrelës duke lënë topin të përfundonte në rrjetë.
Lëvizja e tij u bë jo vetëm objekt kritikash, por edhe memesh në rrjetet sociale, ku të shumtë ishin tifozët që i kujtonin modelin e flokëve që ruajti Hysaj në atë moment. Edhe pse përkulja ishte e pakët, por e mjaftueshme që topi të kalonte sipër kokës së tij dhe të shkonte në rrjetën që mbrohej nga Strakosha. Ja cili ishte komenti i Endit për këto kritika:
Më mirë është mos flasësh nga kolltuku. Është e lehtë për ta kritikuar. Shqiptarët e kanë shumë të lehtë për të kritikuar punën e tjetrit.