Një foto e një palë shapkash të reja nga Balenciaga që thuhet se do të hidhen në treg së shpejti u shfaq në mediat sociale dhe shkaktoi bujë në komente. Balenciaga njihet si për cilësinë e mallrave të saj, ashtu edhe për dizajnet e veta dalluese. Kompania nuk ndalon kurrë së na çudituri dhe na la edhe një herë pa fjalë. Moda ka të bëjë me eksperimentimin në ide e dizajne që nga ana tjetër bëhen tendenca për t’u ndjekur.
Por Balenciaga del gjithmonë jashtë imagjinatës me krijimet e saj. Firma shfaqi disa shapka si shishe që padyshim tërhoqën vëmendjen e njerëzve, për një sërë faktorësh. Siç mund ta shohim nga fotot, shapkat me gisht kanë evoluar në një stil të ri që ka marrë reagime negative nga shumica e komentuesve. Ju si mendoni?
https://twitter.com/breezyIzback/status/1563240091249971200?ref_src=twsrc%5Etfw
Së fundmi, rikujtojmë se shtëpia e famshme ka surprizuar sërish me një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë. Po, e lexuat mirë. Të gjitha këto “çmenduri” dhe teprime të stilistëve nuk janë aspak të rastësishme, nisur nga ndikimi që kanë në sjelljen blerëse të konsumatorëve. Pasi është përballur me reagime të ashpra për vathët e saj me lidhëse, marka e famshme thuhet se vendosi t’i heqë nga koleksioni i saj i fundit, megjithëse ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë.
Sjellim në vëmendje se para disa ditësh marka e njohur lançoi çantat që ngjajnë si qese plehrash me vlerë 1470 paund, 1790 dollarë. Shtëpia luksoze spanjolle e modës po i shet çantat e lëkurës në katër ngjyra të ndryshme duke përfshirë të zezën, të bardhën, blunë dhe të verdhën. Shumë njerëz kanë nisur të pyesin nëse marka po kryen një eksperiment social, apo thjesht po “çmend” masat me blerje të tilla.