Sport

Bajerni konfirmon lajmin e keq, Kejn humb ndeshjen e Ligës së Kampioneve

Herri Kejn u detyrua të largohet nga fusha e blertë në minutën e 86-të, ndërsa luhej Bajern Mynih—Leverkusen(1-1). Klubi i Bajernit ka konfirmuar dëmtimin për yllin e sulmit.

Të gjithë zërat janë që Kejn e ka humbur ndeshjen me Aston Vijën. Takim ky i vlefshëm për Ligën e Kampioneve dhe që merr jetë më 2 tetor ora 21:00.

Tashmë mbetet për t’u parë sa do zgjasë mungesa e sulmuesit kryesor të bavarezëve. Kujtojmë se vendin e tij në sfidën me Leverkusen e mori veterani Myler.