Sport

Bajern, Herri Kejn në “qiellin e shtatë”: Ky ekip nuk ngopet me gola

Bomberi i Bajern Mynih, Herri Kejn, vazhdon të shënojë gola pa pushim, pavarësisht kompeticionit ku prezantohet. Në takimi me Verderit ai shënoi 1 gol dhe dhuroi 2 asiste, duke grumbulluar në total përgjatë 3 ndeshjeve të fundit 8 finalizime dhe 3 shërbime në favor të shokëve të ekipit.

Pas suksesit të thellë kundër Verderit, Kejn u pa shumë i lumtur në zonë e prononcimeve:

“Ishte një javë e mrekullueshme. Mënyra se si u futëm në fushë është lloji i stilit që duam të tregojmë edhe në ndeshjet e ardhshme. Mund të thuash që ne vazhduam të shtynim, edhe pas golit të dytë dhe të tretë. Ne jemi Bajern Mynih. Sigurisht që do të jetë një lojë ndryshe kundër Leverkusenit. Ata treguan sezonin e kaluar se sa të fortë janë. Pres një lojë të vështirë. Duhet të tregojmë të njëjtin mentalitet dhe të njëjtën uri për sukses që treguam në Verder dhe në ndeshjet tona të mëparshme”, tha Kejn.