Sport

Bajern, futbollisti që fiton kudo tituj kampion ikën në janar

Kingsli Koman mbeti në Bajern gjatë merkatos së verës. Kaqenë drejtori sportiv i klubit bavarez, Maks Eberl, i cili ka konfirmuar lajmin pak ditë më parë, pas fitores së skuadrës së Vinsent Kompani ndaj Fraiburgut (2-0) në ditën e dytë të Bundesligës 2024/25.

Sulmuesi francez dukej se do të largohej nga Gjermania në këtë dritare transferimi, por në fund nuk ndodhi asgjë. “Kingsli Koman qëndron me ne”, tha Eberl thjesht në zonën e intervistave. I monitoruar nga Al-Hilal, 28- vjeçari ish-anësor i Juventusit do të kalojë sezonin e tij të dhjetë në Bavari.

Kundër Fraiburgut, Koman zëvendësoi bashkatdhetarin Matis Til, deri më tani ai ka luajtur gjithmonë, por kurrë si titullar dhe ka shënuar në Kupën e Gjermanisë kundër Ulm. Sipas kontratës deri në vitin 2027 me Bajern Mynih, mund të tejkalojë 300 paraqitje për gjermanët në javët e ardhshme.

Megjithatë, sipas asaj që raportoi “AS”, Kingsli mbetet nëshitje. Dëshira e francezit do të ishte largimi nga Mynihu, por vetëm për në Premier Ligë. Klubi bavarez pret oferta janarin e ardhshëm, nëse arrin një shumë e arsyeshme nuk do të hezitojnë ta pranojnë.