BAFTA u ka dhënë një goditje yjeve që së fundmi janë shpallur si jobinarë (pa gjini), duke vendosur që kandidatët për çmime do të duhet të zgjedhin një anë dhe të zgjedhin nëse duan të konkurrojnë si ‘aktorë’ apo ‘aktore’, pra në kategorinë meshkuj apo gra.
Njoftimi i vendos të famshmit jobinarë si Emma Corrin, Emma D’Arcy dhe Bella Ramsey në një pozicion të ndërlikuar. Udhëzimet e rishikuara të publikuara javën e kaluar thonë se producentët e filmit duhet të konfirmojnë identitetin gjinor të secilit kandidat për nominim.
Sipas organizatorëve të ndarjes së çmimeve BAFTA i takon pjesëmarrësit të zgjedhë se në cilën kategori do të bëjë pjesë dhe se shtimi i një kategorie ‘jobinarë-pa gjini’ është e pamundur. Një zëdhënës i BAFTA tha se ndërsa kategoritë e aktorit dhe aktores më të mirë do të mbeten, certifikata dhe kupa mund të mbajnë termin ‘performues’ nëse kjo preferohej nga fituesi.
Pothuajse gjysma e banorëve të Zvicrës kanë mendim negativ për mbajtjen e Eurovisionit në vendin e tyre, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar nga gazeta Blick. Një sondazh përfaqësues me pothuajse 25 mijë njerëz zbuloi se 49% ishin qartësisht ose disi kundër mbajtjes së konkursit muzikor, ndërsa 46% ishin qartësisht ose disi pro. Ndërkaq, 5% nuk kanë ende asnjë mendim.
Sipas Blick, mund të ketë të bëjë edhe me faktin që Nemo identifikohet si një person jobinar dhe preferon përemrat ata/ato. Fitorja e Nemo në një nga skenat më të mëdha të Evropës ndezi një debat nëse një gjini e tretë duhet të regjistrohet në Zvicër. Nemo Mettler fitoi kompeticionin muzikor Eurovision me këngën e tij ‘The Code’. Ai përfundoi me 591 pikë, 365 nga juria dhe 226 nga publiku. Kjo shumë ishte mjaftueshëm për t’i dhënë atij trofeun. Fatkeqësisht, trofeu vetë nuk e pati të gjatë pasi Nemo e theu atë disa minuta pasi e mori.