“Bad Boys: Ride or Die”, pjesa e katërt me Will Smith dhe Martin Lawrence, fitoi mbi 95 milionë euro në fundjavën e hapjes. Vazhdimi i origjinalit të 1995 është filmi i parë i madh i Smith që nga sulmi i Chris Rock në skenën e ‘Oscars 2022’. Filmi u prit mjaft mirë në mbarë botën. Edhe pse nuk ka thyer asnjë rekord, filmi ka fituar 50 milionë euro në SHBA dhe 45 milionë euro në arkat ndërkombëtare.
Publiku ishte më i hapur ndaj “Bad Boys: Ride or Die”, i cili ka një vlerësim prej 64% në Rotten Tomatoes. Adil El Arbi dhe Bilall Fallah janë rikthyer për të drejtuar filmin e katërt që ndjek detektivët Majk dhe Marcus teksa hetojnë korrupsionin në forcat e policisë së Miamit. Megjithatë, kur një kurth i kthen ata në të arratisur, dyshja detyrohet të punojë në mënyrë të paligjshme për të zgjidhur çështjen.
Will Smith dhe Tom Cruise kanë shumë të përbashkëta si aktorë me njëri-tjetrin. Ata janë dy nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në botë, të cilët kanë krijuar ekskluzivitete ikonike në filmat aksion dhe janë po aq të natyrshëm kur luajnë role argëtuese si edhe duke e vrarë kundërshtarët në filmat dramatikë. Një tjetër e përbashkët e tyre është se njësoj si Tom Cruise edhe Will Smith nuk lejon që lëndimet serioze të këmbës ta ndalojnë atë të përfundojë një skenë gjatë xhirimeve.
Rasti i famshëm kur Cruise theu kyçin e këmbës gjatë xhirimit të “Mission Impossible: Fallout”, por e përfundoi xhirimin dhe u fut në film. Së fundmi është bërë e ditur edhe nga ekipi i madh i punës për “Bad Boys: Ride or Die” se Smith bëri të njëjtën gjë në vazhdimin më të ri të ekskluzivitetit ikonik. Adil El Arbi dhe Bilall Fallah ishin pjesë e ekipit regjisorial pas filmit dhe El Arbi tha se Will e lëndoi veten duke filmuar një skenë që të kujtonte një pjesë të mëparshme të serialit.