Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.
Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”.
Pas një muaji të gjatë gushti me pjesë më të mira nga emisionet e kaluara, “Back to the Beginning” rikthehet me sezonin e ri nga 5 shtatori. Të tjerë të ftuar interesantë, të tjera histori frymëzuese, suksese, nostalgji, dështime e fillime të reja… Na ndiqni çdo të enjte 22:00 – 23:00!