Familja e Cristiano Ronaldo sa vjen dhe rritet ai së fundmi është bërë baba i një vajze duke krijuar familjen e madhe që futbollisti gjithmonë ka treguar se e dëshironte, me shumë fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse ai ka nxjerrë në shitje avionin e tij privat, me të cilin mbërriti javën e kaluar në Palma de Mallorca për të kaluar pushimet familjare me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.
Avioni, i cili i kushtoi lojtarit portugez 20 milionë euro kur ai luante për Real Madridin, tani mesa duket është shumë i vogël për të, thonë ‘ESDiario’, të cilët pretendojnë se dëshira e tij është që tani të blejë një avion më të madh. Sipas këtij informacioni, Cristiano e jep me qira avionin e tij privat kur nuk e përdor, me një tarifë midis 6000 dhe 10000 euro për çdo orë fluturim.
Me paratë që do të fitojë nga shitja, ylli portugez planifikon të financojë një pjesë të blerjes së një avioni të ri, ndonëse ende nuk ka vendosur se cilin dëshiron. Avioni i tij aktual mund të strehojë vetëm dhjetë pasagjerë, një kapacitet i vogël për një familje të madhe të përmasave të tij. Ajo arrin 900 km në orë dhe vetëm 250 njësi u prodhuan në mbarë botën për klientët ekskluzivë. Ka lidhje Wi-Fi dhe është e pajisur me një shtrat dhe pajisje kuzhine për të përgatitur çdo ushqim në fluturim.
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është një nga sportistët më të pasur në botë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Së fundmi, ylli portugez ka qenë duke kaluar pushimet me familjen në Mallorca të Spanjës. Ronaldo ka qenë bashkë me partneren dhe katër fëmijët e tyre duke u relaksuar para fillimit të një sezoni të rëndësishëm. Duke qendruar tek tema e pushimeve, së fundmi janë shfaqur disa raportime që trajtojnë shumën e parave të shpenzuara nga ylli botëror i futbollit. Këto raporte fillojnë me avionin privat të CR7 që kap vlerën e 6.5 milionë eurove.