Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj dhe sakrificat që ka kaluar për të emigruar në shtetin italian.
Gjatë një bisede me Julian Dedën, modelja e njohur tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit. Ajo shtoi se babai ishte në Itali ndërsa ajo me mamin dhe motrën në Shqipëri.
Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë, ndërsa e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj.