“Dosja Babale”, Apeli lë në fuqi vendimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin. Vendimi u dha pak çaste më parë nga gjykata. Në një prononcim të shkurtër, Salianji tha se kjo është dosje e kopsitur nga fillimi në fund dhe iu referua si vendimarrje politike. “Dënim politik. “Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike”, deklaroi Ervin Salianji pas vendimit.
Sikurse e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Një vendim i falsifikuar për të hapur këtë proces gjyqësor. Vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë, si të themi një pjesë e PS-së të gjykojë një seksion të PD-së.
Një nga gjyqtarët është një superordiner që do keni prova në të ardhmen. Do ta bëj këtë betejë e në të ardhmen do keni shumë procese të tjera dhe do ta shihni si do të shkojë historia në të ardhmen, kjo nuk është asgjë. Do të jemi prapë këtu e do të kemi kohë dhe për t’i hyrë procesit me themel.
Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore. Fatmir Xhafaj është njeriu që përdoret nga Rama dhe do të kapë ishuj ende të pa kapur në gjyqësor.
Unë do të jem në dispozicion dhe do të vetë dhe do ta bëj me qejf ku të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve.
Pas seancës së 20 shtatorit, deputeti demokrat tha se nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë, ndërsa shtoi se të gjithë emrat që ai i ka denoncuar i ka të faktuara me dokumente.
Këtu ka tre personazhe, është gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe një tjetër, Alfred Alizoti. Avokati nxjerr termin Babale, sepse e kanë babalizuar vendin. Denoncimi publik i bërë në maj nga ana ime në emër të PD, në orën 11, ka bërë të mundur që po në të njëjtën ditë të shkojë në burg Geron apo Agron Xhafaj i dënuar për trafik narkotikësh. Nuk ka dalë të përgënjeshtrojë që thotë ky nuk është zëri im. Këtu është një audioregjistrim i bërë nga gazetari. Nuk kemi të bëjmë me një videoje, unë nuk kam njohje me Geron apo Agron Xhafën.
Unë nuk kam njohje me Albert Veliun, nuk kam njohje me Alfred Alizotin në të cilën ka dëshmi dhe përgjimet zyrtare si paguhet nga Ardi Veliu dhe nga Albert Lushi dhe nga një famoz tjetër, që quhet Andon Marko në atë kohë zv.drejtor. Të gjithë këta personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të goditur politikisht mua si përfaqësues të opozitës u demontuan.