Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Sara Gjordeni ishte e eleminuara e javës nga “BBV3”, vendim i amarrë nga Vëllai i Madh, për shkak të konfrontimit fizik që ajo pati me Françeskën. Ditën e sotme Sara ka qenë e ftuar te “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të treguar linjën e jetës, që nuk pati mundësi ta tregonte në “BBV3”. Ish-banorja ka treguar historinë rrënqethëse të familjes së saj, ku babai i saj ka tentuar ta vriste atë dhe nënën e saj.
Babai im vazhdon jeton po nuk më ka kërkuar kurrë, një herë që më ka kërkuar ka sjell diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jeten në moshën 4 vjeçare… në moshën 16 vjeçare 4 vite me rradhë me një llogari fallco jam shantazhuar në mënyrë konstante me ka ofenduar, kritikuar dhe ime më ishte gjykuar në mënyrën si ime më kishte rritur dhe pas 4 vitesh mora vesh që pas asaj llogarie ishte im at…