Babai i yllit spanjoll të futbollit Lamine Yamal, Mounir Nasraoui është shtruar në mënyrë urgjente në spital, pasi u godit me thikë në një parking në Katalonjë. Sipas La Vanguardia, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme (14 gusht 2024).
Nasraoui ndodhet në shtëpi jashtë rrezikut për jetën pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Mataro, shkruajnë mediat vendase.
Detaje të tjera janë të pakta për momentin, por policia tashmë është përfshirë në hetime dhe thuhet se ka disa dëshmitarë okularë që kanë parë atë që ka ndodhur.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm.
Ndërkohë Yamal është rikthyer te Barcelona pas një sezoni të suksesshëm në Euro 2024 me Spanjën dhe bëri paraqitjen e tij të parë parasezonale në Gamper Trophy si zëvendësues.