Celebrities Gossip Showbiz

Babai i motrave Jenner humb njeriun më të shtrenjtë!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare nëna e Caitlyn Jenner, Esther Jenner. Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians” bëri të ditur lajmin e hidhur me anë të një postimi në Instagram. Ishte një foto e Cailtyn e cila dikur ishte e martuar me Kris Jenner së bashku me nënën e saj në një festë ditëlindjeje.

Caitlyn, luajti me nënën e saj në shfaqjen televizive “I Am Cait” që u transmetua nga 2015 deri në 2016. Nëna e Jenner ishte gjithashtu e afërt me dy vajzat e saj që ka me Kris, Kendall dhe Kylie Jenner.

Me zemër të thyer ju njoftoj se nëna ime ndërroi jetë dje në mëngjes. Humbja e një nëne është unike në kuptimin që ajo është i vetmi person që më ka dashur gjatë gjithë jetës sime. Do të më mungojë pamasë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Caitlyn Jenner (@caitlynjenner)

Babai transgjinor i motrave Jenner u bë më i njohur me “Keeping Up With The Kardashians” dhe më pas më vonë me “I Am Cait”. Në vitin 2022, Esther bëri bujë kur tha se nuk ishte një fanse e serialit “The Kardashians’ in Hulu. Caitlyn nga ana tjetër ishte e martuar me Kris Jenner për 22 vjet. Caitlyn Jenner e njohur më parë si Bruce, ishte një yll i pistës fituese e medaljes së artë i cili vendosi një rekord botëror në dhjetëshe në Lojërat Olimpike Verore 1976.