Celebrities Gossip Showbiz

Babai i këngëtares Miley Cyrus, Billy Ray kurorëzon dashurinë me artisten australiane Firerose!

Së fundmi babai i këngëtares Miley Cyrus, Billy Ray dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose, janë martuar. “10/10/23 do të jetë gjithmonë dita e bukur dhe e gëzueshme që dy shpirtrat tanë të bashkohen si një në martesën e shenjtë”,-njoftuan të sapomartuarit në një postim të përbashkët në Instagram.

Ishte festa më e përsosur, eterike e dashurisë që mund të kishim imagjinuar ndonjëherë. Që të dy prej nesh të dëgjojmë predikuesin të thotë … ‘Tani ju shpall burrë dhe grua’ ky ishte momenti i shenjtë që filloi përgjithmonë e reja jonë. Rroftë dashuria!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Billy Ray Cyrus (@billyraycyrus)

Çifti publikoi gjithashtu foto nga dita e tyre e dasmës, me Firerose që shkëlqente me një fustan të bardhë me mëngë të gjata dhe muzikanti që kishte veshur një kostum klasik të zi. Ende nuk dihet se ku u zhvillua ceremonia e martesës së tyre.

Rikujtojmë, se dasma erdhi rreth një vit pasi muzikantët ndezën thashethemet për fejesë. Në shtator 2022, Firerose u fotografua me një unazë me diamant në gisht. Spekulimet nisën muaj pasi Tish Cyrus paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari për herë të tretë pas 28 vitesh martesë.

Ish-çifti kanë tre fëmijë së bashku. Billy gjithashtu adoptoi dy fëmijët e Tish, Brandi dhe Trace nga martesa e saj e mëparshme. Ndërkaq, edhe nëna e Miley, Tish Cyrus u martua me Dominic Purcell para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Menaxherja 56-vjeçare bëri publike lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022.