Celebrities Gossip Showbiz

Babai i Dua Lipa-s, pretendent për çmimin e rëndësishëm në Britani!

Babi i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa i cili është dhe menaxheri i së bijës, ka marrë përsëri vëmendjen e skenës muzikore ndërkombëtare. Ai është nominuar për Çmimin “Menaxheri i vitit” nga “Music Business UK Awards”. Ky nominim vjen si konfirmim i suksesit të tij si menaxher, veçanërisht si menaxheri i vajzës së tij. Për shkak të menaxhimit të mirë nga Dukagjin Lipa dhe si pjesë e “Radical Management”, Dua ka arritur të thyejë rekorde botërore.

Çmimet nga “Music Business UK Awards” vlerësojnë menaxherët që kanë bërë një ndikim të madh në karrierat e artistëve të tyre dhe që kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në promovimin e suksesit të tyre global. Ceremonia do të zhvillohet më 5 nëntor, në ‘Grand Connaught Rooms’ në qendër të Londrës dhe do të njohë sukseset jo vetëm në fushën e menaxhimit, por në të gjitha fushat e industrisë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë te talentët britanikë.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Këtë radhë këngëtarja feston suksesin e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify. Hitet janë “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John. Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua së fundmi ka publikuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”. Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të dëgjuara janë “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”. Ndërkaq, vitet e fundit, Disney ka bërë filma ‘live-action’ të disa filmave të vjetër të Disney. Këtu përfshihen “Aladdin”, “Little Mermaid”, “Beauty and the Beast”, “Moana” dhe “Hercules”.