Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.
Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Tanimë, partnerja e tij Sara Hoxha është mjaft e njohur dhe një personazh shumë i pëlqyer për publikun në rrjete sociale. Dyshja janë prindër të një vogëlusheje që quhet Poem dhe çifti nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.
I ftuar së fundmi në një intervistë, tanimë që Poi është rritur, a po planifikon Ledri të zgjerojë familjen dhe të bëhet baba për herë të dytë? Reperi e tregoi me një fjali të shkurtër dhe shumë të qartë se është i gatshëm kurdo që të ndodhë.
Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte.
Padyshim vitet e shumta në karrierë e koncertet, kanë bërë që dhe të ardhurat e reperit të jenë të shumta. Para disa ditësh, Ledri ka ndarë me ne një foto ku shfaqet duke firmosur një dokumentacion pasi ka blerë një pronë të tijën. E krahas këtij lajmi, artisti nuk e kurseu një ‘thumb’ për kolegët e tij, lidhur me një temë që nuk diskutohet pak në ‘showbiz-in’ tonë.