Gossip Showbiz

Baba egoist?! Fëmijët e Daniel Craig nuk do të trashëgojnë pasurinë e tij për këtë arsye!

Së fundmi aktori i njohur, Daniel Craig ka zbuluar se fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë pasurinë e tij, pasi ai po planifikon ta prishë atë para se të vdesë. Ylli 53-vjeçar i “James Bond”, i cili ka një pasuri prej 160 milionë dollarë, tha se ai beson se trashëgimi i parave është i pakëndshëm dhe ai shpreson t’i japë shumicën e milionave të tij.

Craig, ka një vajzë 29-vjeçe e quajtur Ella me ish-gruan e tij Fiona Loudon, me të cilën u martua nga viti 1992 deri në vitin 1994. Aktori britanik u martua më pas me Rachel Weisz në 2011 dhe ata mirëpritën një vajzë së bashku në 2018.

Daniel, gjithashtu reflektoi mbi largimin e tij nga roli i 007 në “No Time To Die”. Ai do të bëjë paraqitjen e tij të fundit si agjent i MI6 në “No Time to Die”, i planifikuar të dalë në kinema në tetor, pasi deklaroi shumë herë se nuk do të bënte një film tjetër 007.

Mendova se ndoshta nuk isha fizikisht i aftë për të bërë një tjetër film. Për mua, ishte shumë e prerë dhe e qartë që nuk do të kthehesha.

Mësohet se seria e fundit e James Bond e quajtur “No Time To Die” ia kaluar të gjithë të tjerave sa i përket kostos së xhirimeve. Daniel Craig ka luajtur në filmin e fundit të agjentit 007, në serinë që ka kushtuar plot 200 milionë dollarë për tu realizuar. Aktori thuhet se është paguar 25 milionë dollarë për të përsëritur rolin e tij në filmin e ardhshëm.

“No Time To Die” zë vendin e parë në trilogjinë ku protagonist është aktori britanik. Dy seritë e fundit të Bond “Spectre” dhe “Skyfall” kanë kushtuar përkatësisht 182 dhe 138 milionë dollarë.