Sociale

Ba5 në Shqipëri, Bino: Piku i infektimeve në gusht, vaksinat janë të mbrojnë

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nënvarianti Ba5 i Omicron është në qarkullim edhe në vendin tonë. Silva Bino konfirmon se të gjitha të dhënat epidemiologjike flasin për praninë e këtij mutacioni, edhe pse ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga laboratorët e referencës.

Aktualisht, jemi vetëm në fillimin e valës nga nënvarianti Ba5. Bino thotë se piku i infektimeve pritet të arrihet në muajin gusht.

Shefja për sëmundjet infektive në ISHP rekomandon qytetarët që të kryejnë vaksinën anti-Covid para vjeshtës. Silva Bino ka sqaruar opinionin publik për sigurinë e vaksinave pas akuzave të kryetarit demokrat se ato po përdoren të skaduara: “Data e përdorimit të vaksinës është shtyrë me 3 muaj, 6 muaj dhe 9 muaj, sipas loteve të vaksinave, sipas zbatimit të Agjencisë Europiane të Barnave”.

Sipas të dhënave të deritanishme, nënvarianti Ba5 i Omicron ka shenja më të lehta se mutacionet e tjera, por nuk mungojnë rastet e rënda dhe humbjet e jetës.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki:

520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë.

Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1062
Të shëruar në 24 orë 768
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2115

Testime totale 1,884,392
Raste pozitive 296,305
Raste të shëruara 283,224
Raste Aktive 9,564
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,644
Durrës 844
Fier 783
Vlorë 511
Shkodër 431
Berat 323
Elbasan 288
Gjirokastër 217
Lezhë 205
Korçë 164
Dibër 100
Kukës 54