Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua nga 3 persona me 29 mars të këtij viti, ka dërguar në prokurori një shkresë që kërkon t’i zhvishet akuza Dritan Nanos.
Ky i fundit qëndron në burg me akuzat se është personi që ka organizuar dhëndrin dhe shokët e tij për të sulmuar avokatin.
Në shkresën e depozituar tregon se nuk ka konflikte me Dritan Nanon dhe se problemet e tyre janë zgjidhur.
Por pavarësisht kësaj gjykata nuk ka pranuar të lirojë atë duke e lenë vijim e masës arrest në burg.
Sipas dosjes shkak dyshohet se është bërë një proces gjyqësor ku personat që kanë sulmuar avokatin nuk kanë rënë dakord me këtë të fundit për përqindjet në një proces gjyqësor.
Sipas shkresave Sokol Mëngjesi kishte fituar procesin dhe me klient dhunuesit e tij, por këta të fundit nuk i janë përgjigjur kontratës së mbajtur.
Për këtë ngjarje në kërkim vijon të jetë Drivald Alia, Elidon Kusaj dhe Romario Tabaku për të cilën policia ka ofruar një shumë prej 20 mijë euro për këdo që ka informacione.
Ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes se rëndë më dashje dhe kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit.
Pas dhunimit, Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje të rendë disa ditë në tiranë dhe më pas shkoi për kurim në Greqi.