Aktualitet

Avokati i Sali Berishës: Kërkojmë zëvendësimin e masës, SPAK nuk ka çështje hetimore!

Dosja e privatizimit të klubit sportiv Partizani në Tiranë e për të cilën janë nën hetim për korrupsion ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, SPAK-u kërkon 3 muaj kohë për hetimet. Ndërkaq, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj reagoi pas shtyrjes së seancës së sotme ku do të kishte një raportim për hetimet dy mujore të prokurorisë.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjokutaj tha se ky zëvendësim kërkohet se siç theksoi, Prokuroria e Posaçme, nuk ka një çështje hetimore. Afatet ata i kanë 6 mujore dhe mund të marrin zgjatur. Në datën 11 korrik, në orën 10:00 është caktuar seanca tjetër. Ne ndërkohë do të marrim materialet e hetimeve 2 mujore se çfarë kanë hetuar ata e do të shikojmë dhe qëndrimin e tyre.

Këta nuk vendosin në dijeni më para, por veprojnë në mënyrë autonome me ligjin dhe vendosin e komunikojnë kur të duan, sipas direktivës që ka ecur deri tani.

Absolutisht, ne ndryshimin e masës e kemi permanente me të gjitha objektet e mundshme. Kjo seancë është posaçërisht për masën, sepse raportimi dy muajsh bëhet në funksion të masës së sigurisë dhe si rezultat i hetimeve bëhet një rezyme, nëse kjo masë duhet të vijojë apo të zëvendësohet me masë tjetër.

Ne zëvendësimin e masës nuk e kërkojmë për arsye shëndetësore, apo shkaqe humane. Ne e kërkojmë sepse mungon çështja në thelb. Këta dhe ta zgjasin dhe mos e zgjasin afatin, një çështje që nuk ka çështje brenda, sigurisht që nuk mund të zgjatet, por të pushohen hetimet.

Hetimet janë shtrirë në drejtime të tjera, në rrethana që nuk kanë lidhje me korrupsionin, – tha avokati Genc Gjokutaj gjatë deklaratës për gazetarët.