Avokati i Klea Prengës, Alfred Duka, ka deklaruar se klientja e tij ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike pas ngjarjeve të fundit. Në një intervistë për TN, Duka theksoi se, pavarësisht se dy motrat e saj u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë përpjekje për të komunikuar me Klean.
Ai nënvizoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime, që e kanë ndikuar psikologjikisht. Duka theksoi se dëmtimet e shkaktuara në fytyrën e saj janë klasifikuar si shëmtim i përjetshëm nga organet kompetente. Ai po ashtu tregoi se Klea ka dokumentuar disa mesazhe kërcënuese pas ngjarjes, duke shprehur shqetësimin për situatën e saj. Avokati ka paraqitur përfaqësimin e tij në organin e akuzës për të mbrojtur interesat e klientes së tij.
Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar. Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është më i rëndë