Një avion i vogël me tre njerëz në bord është ulur me sukses sot në një pistë aeroporti në Australi pasi qarkulloi për tre orë në ajër për të djegur karburantin që kishte me vete dhe më pas u ul pa rrota, vetëm duke u zvarritur në pistën e aeroportit. Piloti, Peter Schott, dhe pasagjerët e tij, një burrë 60-vjeçar e një grua 65-vjeçare, dolën të gjithë të palënduar nga avioni me dy motorë tip Beechcraft Super King, që u ul në postën e aeroportit të Newcastle në veri të Sydney, tha policia.
Schott tha se:
Kam ndjekur me përpikmëri udhëzimet e uljes së emergjencës “pa rrota” dhe jam i lumtur që ka funksionuar.
Piloti 53 vjeçar tha se fluturonte prej dekadash por nuk ishte ulur asnjëherë me rrotat e bllokuar në ‘barkun’ e mjetit.
Nuk na eci fare sot, moti i keq, shi dhe më pas një tufë prej 20 pelikanësh në ajër që duhet të shmangnim.
Pasagjeri Michael Reynolds vlerësonte performancën e pilotit të tij. Reynolds tha:
Pete, piloti bëri një punë të mrekullueshme, ishte 100% i qetë gjatë të gjithë kohës.
Avioni po nisej nga Newcastle për një fluturim 180-kilometra drejt Port Macquarie kur piloti dha alarmin e problemit me rrotat e uljes. Kështu që avioni u ul në asfalt tre orë më vonë pa probleme serioze, siç shihet në video.