Sport

Aventurë e re për Nedim Bajramin, futbollisti tranferohet në skuadrën skoceze!

Nedim Bajrami është gati për një aventurë të re, kësaj radhe larg Italisë. Fantazisti kuqezi do të transferohet në Skoci te skuadra e Glasgow Rangers.

Pas negociatave, duket se është arritur akordi mes klubit skocez dhe Sassuolos, teksa Bajrami do të transferohet në kryeqytetin skocez. Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në emisionin e tij live në “YouTube”, teksa “Sky” raporton se operacioni do t’i kushtojë Rangers 4 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Bajrami mori vëmendjen e shumë klubeve pas performancës fantastike në Europian dhe rekordit të vendosur me golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë.