Autostrada më e gjatë e drejtë në botë ndodhet në Arabinë Saudite dhe është shpallur rruga më e mërzitshme për shoferët. Autostrada 10 lidh dy qytetet, Al Darb në jugperëndim me qytetin Al Bata në lindje. Ajo shtrihet në 1474 kilometra dhe është më e famshme për seksionin prej 240 kilometrash që kalon nëpër shkretëtirën Rub-al-Kali.
Ajo ishte rruga private e Mbretit Fahd, i cili sundoi Arabinë Saudite nga viti 1982 deri në vdekjen e tij në 2005 dhe seksioni hyri në Librin e Rekordeve Guinness si rruga më e gjatë e drejtë në botë. Për të përshkruar këtë rrugë duhen rreth dy orë dhe përveç faktit që nuk ka kthesa, nuk ka as kodra në rrugë.
Ndërkaq, rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa vepra mbresëlënëse. Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re.” Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, në qytetin e Taiyuan, në Kinën e Veriut. Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë, ka katër ura të mëdha dhe një tunel.
Ndërtimi i rrugës ka filluar në mars të vitit 2018 dhe është hapur për qarkullim në maj 2019. Pjesa më mbresëlënëse e rrugës është një urë rrethore me tre kate dhe një lartësi prej 350 metrash. Ura përshkruhet si një dragua gjigant dhe cilësohet si një nga urat më mbresëlënëse në botë. Ndërkaq, qyteti gjerman i Wuppertal është shtëpia e një prej linjave më të pazakonta të metrosë në botë.