Tirana e ka mbyllur me një barazim 1-1 sfidën e parë të saj në këtë edicion në Ligën e Konferencës, teksa ka dalë me një rezultat të mirë nga transferta në Gjeorgji përballë Torpedo Kutaisit vendas.
Edhe pse me një fillim mjaft të keq të sfidës, duke u gjetur në disavantazh pas autogolit të Micit, bardheblutë ia dolën të reagonin dhe në pjesën e dytë morën kontrollin e plotë të lojës përballë vendasve.
Rastet radhazi para portës u konkretizuan me golin spektakolar të Haxhiut në minutat e fundit, teksa skuadra kryeqytetase shpërdori edhe mundësinë për të mbyllur ndeshjen me disa aksione në shtesë.
Megjithatë, edhe barazimi 1-1 në transfertë mund të cilësohet një rezultat i mirë për ekipin e Tiranës, që duket se ka shanse reale për të kaluar turin.
FORMACIONET ZYRTARE
TORPEDO KUTAISI: Kljajiç, Mshedlishvili, Monteiro, Nadaraia, Shergelashvili, Eliton Zhunior, Gigauri, Felipe Pires, Ninkoviç, Auro, Johnsen.
Trajner: Stefen Kin
TIRANA: Selmani, Isuf, Kola, Pergjoni, Mici, Soler, Meta, Jonuzi, Jaku, Haxhiu, Bajroviç.
Trajner: Bledi Shkëmbi