Autobusi Torsus është ideja e ukrainasit Vakhtang Dzhukashvili. Tani ai konsiderohet autobusi më i fortë në botë për terrene të vështira. Të katër rrotat e tij fuqizohen nga një motor 6.9 litrash MAN me gjashtë cilindra dhe me 12 shpejtësi i mjaftueshëm për të udhëtuar pothuajse në çdo lloj terreni. Dzhukashvili thotë se frymëzimi për të bërë diçka kaq të fortë erdhi nga fillimi i luftës ruso-ukrainase në 2014.
Ai shpjegon se ai që duhet të ishte një korridor i sigurt jashtë konfliktit u shndërrua në poligon qitjeje dhe për shkak të gjendjes së rrugëve, autobusët e rregullt nuk mund të përballonin terrenin. “Ideja jonë ishte që një autobus për terrene të vështira së paku do t’u jepte atyre një shans”-tha ukrainasi. Ai shton se nuk është as një kamion i blinduar dhe as një automjet specifik ushtarak, por mund të përdoret nga forcat nëse dëshirojnë.
Misioni i Torsus është të sigurohet që njerëzit të mund të lëvizin dhe të punojnë me siguri në disa nga mjediset më armiqësore në botë. Automjeti ka shpëtuar jetë, ka ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit të gjejnë njerëz të zhdukur dhe ka çuar të tjerët me pushime në vende të vështira për t’u arritur.